RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku: Të gjitha problemet më të mëdha të botës janë të ndërlidhura

papa-francesku:-te-gjitha-problemet-me-te-medha-te-botes-jane-te-nderlidhura

Papa Françesku ka nxitur të rinjtë që ta bëjnë botën, të goditur nga probleme të ndërthurura si kriza klimatike, luftërat dhe pabarazia ekonomike, një vend më të mirë.

“Ju keni në dispozicion mjetet më të avancuara shkencore dhe teknologjike”, u tha ai studentëve në Universitetin Katolik në Lisbonë.

Ai u tha të rinjve, profesorëve dhe të ftuarve të nderit në universitet se shumë nga problemet e planetit ishin të ndërlidhura.

”Mos harroni se ne kemi nevojë për një ekologji gjithëpërfshirëse, se vuajtjet e planetit duhet të dëgjohen së bashku me ato të të varfërve; se drama e shkretëtirëzimit duhet parë në lidhje me atë të refugjatëve, problemin e migrimit me atë të rënies së lindshmërisë, që të kujdesemi pastaj për dimensionin material të jetës në kuadër të dimensionit shpirtëror”, tha ai.

“Keni guximin të zëvendësoni frikën me ëndrrat”, tha papa Françesku.

Françesku i tha turmës prej rreth 500 000 vetësh se Kisha Katolike i mirëpret të gjithë.

“Ka vend për të gjithë në kishë dhe, sa herë që nuk ka, atëherë, ju lutem, duhet të bëjmë vend, duke përfshirë ata që bëjnë gabime”, theksoi ai. /atsh

Related posts

Fillojnë korrje-shirjet, Kurti viziton bujqit e Therandës

admin

Diplomojnë 17 hafëzë të rinj në Medresenë e Madhe të Gjakovës

admin

Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë

admin