RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Greqia nis fushatë për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

greqia-nis-fushate-per-grumbullimin-e-ndihmave-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-turqi-dhe-siri

Greqia ka nisur një fushatë mbarëkombëtarë për grumbullimin e ndihmave për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.

Aktiviteti i grumbullimit të ndihmave do të zhvillohet në koordinim me Unionin Qendror të Bashkive në Greqi (KEDE) dhe 13 sindikata rajonale të bashkive, sipas transmetuesit publik ERT.

Qytetarëve u është kërkuar të dhurojnë materiale thelbësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në batanije, elektrik dore, çanta gjumi, sende të higjienës personale, ushqim të thatë dhe ushqim për fëmijë, thuhet në raport.

Donacionet do të mblidhen në bashkitë në zona të ndryshme deri më 13 shkurt.

Disa institucione të tjera publike, përfshirë ministritë dhe drejtoritë, sindikatat dhe grupet e qytetarëve tashmë kanë nisur aksione të shumta për grumbullimin e ndihmave në qytete të shumta të Greqisë, shtoi raporti.

Të paktën 18.991 persona humbën jetën dhe mbi 75 mijë të tjerë janë plagosur nga tërmetet e fuqishme të hënën që goditën Turqinë jugore.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13 milionë njerëz në 10 provinca turke, përfshirë qytetet Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Në Sirinë fqinje, numri i viktimave është rritur mbi 3.300, me më shumë se 5.200 të plagosur.

Related posts

TIKA ndihmon prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit me pajisje bujqësore në Pejë

Muhamet Ramadani

Presidenti izraelit: Po pres me padurim të marr letrat kredenciale të ambasadorit turk

admin

Kosovë/ Tetë ditë deri në fund të afatit, partitë ende pa zgjidhje për president

admin