RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Është e duhur ta konfirmojmë partneritetin afatgjatë të ShBA-së me Kosovën

hovenier:-eshte-e-duhur-ta-konfirmojme-partneritetin-afatgjate-te-shba-se-me-kosoven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogleg, kanë nënshkruar sot një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë euro.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë të përbashkët për media së bashku me presidenten Osmani, deklaroi që gjithmonë është e rëndësishme të konfirmohet partneriteti afatgjatë dhe i qëndrueshëm i ShBA-së me Kosovën, përcjell teve1.info.

“Sot presidentja Osmani dhe USAID nënshkruan një marrëveshje më shumë se 34 milionë dollarë, në fondet e asistencës për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it këtu në Kosovë. Është e duhur që ta konfirmojmë sërish partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ShBA-së me popullin e Kosovës. Ky fond shtesë do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën, përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane, përpjekjen për promovimin e rritjes dhe përparimin ekonomik, si dhe përpjekjen për përforcimin e qeverisjes së mirë”, potencoi Hovenier para mediave.

Njëherit, Hoveniher shtoi se të gjitha programet e USAID-it në Kosovë, kanë për qëllim t’i sigurojnë të gjithë qytetarët të kenë qasje efikase në shërbimet që i ofrojnë institucionet e tyre.

“Që nga viti 1999, ShBA-ja ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, për të quar përpara qëllimet tona të përbashkëta”, përfundoi Hovenier.

Ndërkaq, kjo marrëveshje në vlerë mbi 34 milionë euro, është nënshkruar në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.

Related posts

Gjermania, “shtëpia publike” e Europës! Prostitucioni, model normal biznesi

admin

Humbi jetën në aksident trafiku, mesazhi i fundit emocionues i aktivistit Mentor Merovci për Muajin e Ramazanit

RTI

Një korridor i ri ekonomik planifikohet të lidhë Turqinë me Gjirin përmes Irakut

admin