RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia nis zgjerimin e gardhit kufitar me Turqinë

greqia-nis-zgjerimin-e-gardhit-kufitar-me-turqine

Greqia, pothuajse do të dyfishojë gjatësinë e gardhit prej çeliku prej 5 metrash të lartë, përgjatë kufirit të saj lumor me Turqinë.

Gardhi, 37,5 kilometra i gjatë, do të zgjerohet me 35 kilometra përgjatë lumit, i cili për grekët njihet si “Evros” dhe për turqit si “Meriç”, njoftoi të shtunën ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Gardhi i ri do të kushtojë rreth 100 milionë euro (108 milionë dollarë) dhe do të financohet nga buxheti grek”, shtoi ai.

Sipas ministrit, rreth 400 persona përpiqen çdo ditë të hyjnë ilegalisht në Greqi dhe në BE nga Turqia.

Vitin e kaluar, rojet kufitare greke ndaluan mbi 260 000 migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin. Përveç kësaj, autoritetet greke thanë se rreth 1500 kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në vitin 2022. /atsh

Related posts

425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë

admin

Pagat në Zvicër me rënien më të madhe që nga viti 1942

admin

Hamasi vlerëson qëndrimin e të krishterëve palestinezë për kufizimin e festimit të Krishtlindjeve

Muhamet Ramadani