E premtja ka qenë dita e grevave dhe protestave sociale në qytete të ndryshme evropiane. Në Bruksel mbi 15 mijë persona sfiduan të ftohtin për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe për të kërkuar rritjen e pagave përballë inflacionit. Greva preku transportin publik në kryeqytetin belg dhe rrethina.
Greva njëditore e thirrur nga dy prej sindikatave më të mëdha në Itali kishte gjithashtu sfond ekonomik.
Qytetarët protestuan kundër ligjit për buxhetin e përgjithshëm të 2023-shit, hartuar nga qeveria Meloni, e cila sipas tyre nuk merr parasysh rënien e fuqisë blerëse për shkak të inflacionit.
Në Londër, kërkesat e punonjësve të sektorit të hekurudhave, që kanë nisur një greve 48-orëshe për paga më të mira, nuk janë marrë parasysh.
Kjo është greva e dytë dyditore brenda javës dhe duket se nuk do të jetë e fundit brenda muajit, kur pushtimet e fundvitit janë tek qoshja.
Në Francë, kontrollorët e trenave, që kanë kërcënuar me grevë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, kanë kohë deri të hënën për t’iu përgjigjur një oferte për rritje rroge nga qeveria. /euronews