RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka italiane prezanton modelin e javës së punës katërditore, me zgjedhje nga janari

banka-italiane-prezanton-modelin-e-javes-se-punes-katerditore,-me-zgjedhje-nga-janari

Banka italiane Intesa Sanpaolo njoftoi të premten se planifikon t’u ofrojë punonjësve të saj mundësinë e një jave pune katërditore, pa ndryshim rroge, duke u bërë grupi i parë i madh në Itali që prezanton këtë model punësimi.

Grupi bankar thekson në një deklaratë për shtyp se i përgjigjet “nevojës për të pasur një balancë” mes jetës profesionale dhe private dhe beson se modeli i ri i punës do ta bëjë atë “më dinamike”.

Nga janari, punonjësit e bankës që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të punojnë 9 orë në ditë (në vend të 7.5 orësh sot) në këmbim të një dite pushimi gjatë javës.

Me miratimin e këtij modeli, koha e punës reduktohet në 36 orë në javë, në vend të 37.5 që është sot.

Në të njëjtën kohë, banka italiane u ofron punonjësve të saj mundësinë e largimit deri në 120 ditë në vit, gjë që do t’i lejojë asaj të ulë kostot e energjisë.

Megjithatë, pas pesë muaj negociatash, menaxhmenti i grupit bankar nuk ka arritur të bindë sindikatat për avantazhet e modelit të ri të punës.

Veçanërisht për punën në distancë, sindikatat kërkojnë kompensim mujor për kostot e energjisë dhe lidhjen me internetin.

Grupi bankar Intesa Sanpaolo punëson 74,000 punonjës në Itali dhe një total prej 96,000 në mbarë botën. /ora

Related posts

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin

Kabineti izraelit i luftës: Rezoluta e OKB-së për armëpushim “nuk ka rëndësi operacionale”

RTI

Pakistani kryen dy sulme ajrore në territorin afgan, Talibanët: Janë vrarë pesë gra dhe tre fëmijë

admin