RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gripi i domateve shpërthen në Indi, prek fëmijët

gripi-i-domateve-shperthen-ne-indi,-prek-femijet

Më shumë se 82 fëmijë, kryesisht në shtetet jugore të Indisë, janë infektuar me një virus të ri, i quajtur grip i domates, për shkak të formimit të flluskave të kuqe që u ngjajnë domateve, raporton “The Guardian”.

Sipas një artikulli në “Lancet Respiratory Medicine”, 82 fëmijë të moshës nën pesë vjeç ishin diagnostikuar me virusin në Kerala që nga 26 korriku.

I njohur gjithashtu si ethet e domates, shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar natyrën e saktë të virusit.

Simptomat fillestare të sëmundjes ngjajnë me ato të infeksioneve të tjera virale dhe përfshijnë temperaturë të lehtë, oreks të dobët dhe shpesh dhimbje fyti e ndjekur nga ethe, plagë në gojë dhe skuqje të lëkurës.

Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishrat e dhëmbëve, brenda faqeve, pëllëmbëve dhe shputave.

Zyrtarët kanë thënë se nëse fëmijët shfaqin simptoma, ata duhet të izolohen shpejt për 5-7 ditë për të parandaluar përhapjen e infeksionit te fëmijët e tjerë ose të rriturit. /euronews

Related posts

Protestuesit në Zveçan lëshojnë këngë nacionaliste

admin

“Nëse nuk do të ishte për ne, ju do të flisnit frëngjisht”- Batuta dhe humor në fjalimet e Mbretit Charles dhe Donald Trump! Presidenti i SHBA-ve: Në Kongres i bëre demokratët të ngrihen në këmbë

admin

Raisi: Izraeli nuk arriti të parandalonte zhvillimin e programit bërthamor të Iranit

admin