RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gruaja izraelite: Anëtarët e Brigadave Kassam i mbronin pengjet nga sulmet “me trupat e tyre”

gruaja-izraelite:-anetaret-e-brigadave-kassam-i-mbronin-pengjet-nga-sulmet-“me-trupat-e-tyre”

Gruaja izraelite Almog Goldstein e cila u lirua nga Gaza gjatë shkëmbimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, tha se anëtarët Brigadave Kassam i mbronin pengjet nga sulmet, transmeton Anadolu.

Gruaja 48-vjeçare Goldstein ka folur për televizionin izraelit “Channel 12” dhe duke iu referuar marrëveshjeve për shkëmbimin e pengjeve ajo tha se Brigadat Kassam ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e pengjeve.

Ajo tregon se herë pas here ishin të ekspozuar ndaj bombardimeve izraelite. Goldstein shpjegoi se një natë kur ndodheshin nën robëri në Gaza ata u dërguan në një supermarket.

“Ndodheshim në supermarket. Më pas u krye një bombardim (izraelit) në rrugën ku ndodhej supermarketi. Më pas dëgjuam të shtëna intensive. Ishte sikur drejt jush po afrohej një ekskavator. Ishte çmenduri. Ishte sikur vinin mbi ty me zhurmat ‘ta-ta-ta’. Ndërsa ndodheshim në atë situatë, ata që na kishin marrë peng, rojet me armë (anëtarët e Brigadave Kassam) qëndronin në këmbë para nesh dhe na mbronin neve me trupat e tyre”, thotë Goldstein.

Ndërsa ndaj pyetjes me habi të gazetarit izraelit “Ju mbronin juve me trupat e tyre?”, Goldstein dha përgjigjen: “Na mbronin neve nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite. Sepse për ata ne ishim shumë të rëndësishëm”.

Gruaja izraelite thotë se brenda tyre kishte një frikë se luftëtarët e Hamasit do të merrnin udhëzime dhe ndoshta në fund do të vendosnin vrasjen e tyre. “Ndonjëherë edhe për këtë i pyesnim ata, të cilët na thonin: ‘Do të vdesim ne para jush, do të vdesim së bashku. Nëse ndodh një gjë e tillë (bombardim ose sulm) do të vdesim së bashku sepse ne jemi shumë afër, pranë jush’”, u shpreh Goldstein.

Ajo së bashku me vajzën e saj 17-vjeçare Agam dhe dy djemtë Gal (11) dhe Tal (9) u liruarn nga Hamasi në kuadër të “pauzës humanitare” dhe marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Related posts

ShBA-ja “pajtohet” për lirimin e fondeve afgane nëpërmjet bankës zvicerane

admin

Osmani në Ditën e Çlirimit: Populli i Kosovës i është mirënjohës miqve që lirinë e bënë realitet

admin

Ukraina: Përgatitjet për kundërsulm ndaj Rusisë në fazën e përfundimit

rezart morina