RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi “Wagner” njofton se vazhdon aktivitetet në Afrikë dhe Bjellorusi

grupi-“wagner”-njofton-se-vazhdon-aktivitetet-ne-afrike-dhe-bjellorusi

Grupi “Wagner”, i themeluar nga Yevgeniy Prigozhin, i cili vdiq pasi avioni i tij privat u rrëzua në Rusi, njoftoi se vazhdon aktivitetin në Afrikë dhe Bjellorusi, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë në emër të Grupit “Wagner” nga llogaria në rrjetet sociale e kompanisë “Konkord”, e cila mësohet se i përket Prigozhinit, thuhet se grupi i luftëtarëve mercenarë vazhdon aktivitetet në Afrikë dhe Bjellorusi.

“Nuk bëhet fjalë për mbylljen e kompanisë. Komanda e kompanisë private ushtarake ende është duke kryer të gjitha detyrat e caktuara dhe duke menaxhuar kompaninë”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësi i “Wagner”-it kishte tensione me komandantët rusë

Prigozhin, i njohur si “kuzhinieri” i presidentit rus Vladimir Putin dhe i cili filloi një rebelim kundër qeverisë ruse, doli në plan të parë kur grupi i tij paraushtarak “Wagner”, i cili vepron në shumë vende, luajti një rol në luftën e Ukrainës.

Grupi i “Wagner”-it ka dërguar trupa në konflikte të ndryshme jashtë Ukrainës në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përfshirë luftën civile në Siri. Prigozhin ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm rus Valeriy Gerasimov për “paaftësinë” dhe për mungesë të qëllimshme të njësive të “Wagner”-it që luftojnë në Ukrainë muajt e fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte nxjerrë një vendim që “formacionet vullnetare” në Ukrainë të nënshkruajnë kontrata me të, pa përmendur asnjë emër. Kjo lëvizje u pa si përpjekje nga qeveria për të fituar më shumë kontroll mbi “Wagner”-in.

Themeluesi i “Wagner”-it, Prigozhin, filloi një rebelim të armatosur kundër qeverisë ruse më 24 qershor. Rebelimi përfundoi me ndërhyrjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko. Ndërsa mercenarët e Prigozhinit dhe “Wagner”-it shkuan në Bjellorusi pas rebelimit, ata filluan të trajnojnë ushtarët bjellorusë atje.

U njoftua se Prigozhin vdiq në një avion privat që u rrëzua në Rusi

Në deklaratën nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya) më 23 gusht, u raportua se 10 persona humbën jetën kur avioni privat me Prigozhinin në të u rrëzua.

Sipas deklaratës, përveç Prigozhinit, në listën e pasagjerëve në avion u përfshinë edhe emrat e ndihmësit të tij dhe prej themeluesve të “Wagner”-it, Dmitriy Utkin, Sergey Propustin, Yevgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolay Matuseyev.

Thuhet se ekuipazhi prej 3 personash, i përbërë nga Aleksey Levshin, Rustam Karimov dhe Kristina Raspopova, gjithashtu humbën jetën në aksident. Duke thënë se “Wagner”-i nuk kishte ekzistencë ligjore, Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i avionit.

Related posts

Gjermania kërcënon me sanksione evropiane liderët ushtarakë të Nigerit

admin

Nëntë të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi të martën

admin

Qeveria maqedonase miraton propozimin për ndryshime të Kushtetutës

admin