RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres e quan të papranueshëm kundërshtimin e Izraelit për krijimin e shtetit palestinez

guterres-e-quan-te-papranueshem-kundershtimin-e-izraelit-per-krijimin-e-shtetit-palestinez

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti të papranueshme kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete.

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitet dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez janë të papranueshme”, tha ai në një postim në X.

Guterres shtoi se “e drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”.

Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dëshira e tij për kontroll të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë është në kundërshtim me ekzistencën e një shteti palestinez.

Në një postim të veçantë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit Itamar Ben Gvir ripohoi gjithashtu refuzimin e tij të një shteti palestinez.

“Unë mohoj një shtet palestinez. Gjithmonë!” Ben Gvir tha në X. /koha

Related posts

OKB: Së paku 55 migrantë të mbytur pranë Libisë

rezart morina

Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas pakënaqësive për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

RTI

OKB: Donatorët premtojnë 1.5 miliardë dollarë ndihmë për përgjigjen humanitare ndaj Sudanit

rezart morina