RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 1.000 xhami u shkatërruan në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

rreth-1.000-xhami-u-shkaterruan-ne-sulmet-izraelite-ne-rripin-e-gazes

Rreth 1.000 xhami janë shkatërruar në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas autoriteteve lokale.

“Rindërtimi i këtyre xhamive do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë”, tha në një deklaratë Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare të Gazës.

Vlerësohet se në Rripin e Gazës ka rreth 1.200 xhami.

Sipas ministrisë, më shumë se 100 imamë u vranë në ofensivën vdekjeprurëse izraelite në enklavën palestineze.

Siç thuhet në njoftim, në sulmin izraelit u shkatërruan edhe kisha, disa ndërtesa administrative, shkolla kuranore dhe selia e bankës.

“Ne u bëjmë thirrje kombeve arabe dhe islamike dhe njerëzve të ndërgjegjes që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës”, tha ministria.

Izraeli sulmoi Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 25.105 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa 62.681 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. /trt

Related posts

Të paktën 15 viktima nga përmbytjet në Kentaki

admin

Tre vjet burg ndaj një personi për sulm seksual ndaj të miturës

admin

“Plane edhe për armë në hapësirë!”- Putin kërcënon: Viti 2026 do vijë me sisteme të përparuara luftarake! Po zhvillojmë raketat hipersonike, do i përdorim më shpesh në Ukrainë

admin