RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza “e pashembullt dhe e paprecedentë”

guterres:-vrasja-e-civileve-ne-gaza-“e-pashembullt-dhe-e-paprecedente”

Guterres tha se është me rëndësi “të jemi në gjendje ta transformojmë tragjedinë në një mundësi”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar ngjarjet në Gaza duke i quajtur ato “vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecedentë”.

Në prezantimin e një raporti të ri mjedisor të OKB-së në New York, Guterres tha se ajo që është e qartë është se “në disa javë kemi pasur mijëra fëmijë të vrarë, kështu që kjo është ajo që ka rëndësi”.

“Ne jemi dëshmitarë të një vrasje të civilëve që është e pashembullt dhe e paprecendetë në një konflikt që kur jam sekretar i përgjithshëm”, tha Guterres.

Guterres tha se është me rëndësi “të jemi në gjendje ta transformojmë tragjedinë në mundësi”.

“Është thelbësore që pas luftës të lëvizim në mënyrë të vendosur dhe të kthyeshme drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se ka qenë “shumë i qartë” në denoncimin e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkeljet e mbrojtjes së civilëve.

I pyetur pse nuk i ka quajtur sulmet izraelite “krime lufte”, Guterres tha se nuk ka “mandat” për ta bërë këtë.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të rënda që kur grupi palestinez Hamas nisi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli, si kundërpërgjigje, filloi bombardimet në Gaza dhe sipas shifrave të autoriteteve të Gazës të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 9 mijë gra dhe fëmijë, si dhe më shumë se 30 mijë të tjerë janë plagosur.

Related posts

Mbi 20 mijë palestinez të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Erdogan, shenja se zgjedhjet e 2023-tës mund të jenë të fundit për të

admin

UNICEF: Më shumë se 700 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza

admin