RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hafizi i Kur’anit dhe mjeku i parë stomatolog shqiptarë

hafizi-i-kur’anit-dhe-mjeku-i-pare-stomatolog-shqiptare

Dikush sonte më solli këtë foto të vendosur në një nga klinikat stomatologjike në Tiranë. 🇦🇱
Në këtë foto është Hafizi i Kur’anit dhe mjeku i parë stomatolog shqiptarë.
——-
H. Hafiz Dr. Hasan Kaduku 1865-1948.
Sipas kronikanit Hamdi Bushati, mësuesit e tij kishin vënë re se kishte disa probleme me dhëmbët e parë të cilët i kishin rënë dhe bënin që të mos i shqiptonte qartë shkronjat arabe me “texhvid” (leximi sipas rregullave i Kur’anit), të cilët duan një vokalitet shumë të pastër. Nga dashuria që kishte për Kur’anin, ai vendos fillimisht që paralel me mësimin e Kur’anit, të rregullojë edhe dhëmbët, ku u njoh edhe me profesionin e dentistit, të cilin e dashuroi menjëherë.
——-
Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:
“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadukut”

Nga: Vladimir Kera

Related posts

Vitaminat që ju duhen patjetër për sistemin imunitar

Muhamet Ramadani

Sytë janë tregues të këtyre sëmundjeve

Muhamet Ramadani

Çrregullimi që prek miliona gra ndryshon emërtim

Kushtrim Guraj