RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamas mirëpret urdhrin e përkohshëm të GJND-së

hamas-mirepret-urdhrin-e-perkohshem-te-gjnd-se

Grupi i rezistencës palestineze Hamasit mirëpriti urdhrin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për Izraelin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, grupi Hamas tha se urdhri i lëshuar nga gjykata e lartë e OKB-së nënkupton “ndalimin e të gjitha formave të agresionit izraelit ndaj popullit tonë palestinez në Gaza”.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të zbatojë vendimin e GJND-së dhe të ndalojë “krimin e tij të gjenocidit” të vazhdueshëm kundër palestinezëve në Gaza.

Grupi gjithashtu tha se është në pritje të vendimin përfundimtar mbi çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit.

GJND-ja urdhëroi Izraelin që “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme në Gaza në përputhje me detyrimet e Konventës së Gjenocidit, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Gjykata gjithashtu urdhëroi Izraelin të marrë masa “të menjëhershme dhe efektive” për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjente dhe ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Related posts

Parlamenti miraton ligjin e diskutueshëm për azilkërkuesit

admin

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm gjatë festimeve në një bar luksoz në resortin e skive në Crans-Montana të Zvicrës, raportohet për shumë të vdekur e të plagosur! Shkak dyshohet…

admin

U prek nga Hantavirusi, kapiteni anijes turistike “MV Hondius” braktis bordin! Kreu i OBSH: Nuk tregon më simptoma!

admin