RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi bën thirrje për falje xhenaze në mungesë për komandantët e vrarë

hamasi-ben-thirrje-per-falje-xhenaze-ne-mungese-per-komandantet-e-vrare

Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve dhe mbështetësve të tij jashtë vendit që të kryejnë falje xhenaze në mungesë këtë të premte për disa komandantë të lartë të krahut të tij të armatosur, Brigadave Al-Kasam, të cilët u vranë gjatë luftës izraelite në Gaza.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij në Telegram, grupi bëri të ditur se faljet duhet të mbahen pas faljes së xhumasë më 2 janar, në xhami në mbarë Palestinën dhe në qendra islame në mbarë botën.

Sipas deklaratës, ndër të vrarët janë Mohammed al-Sinwar, shef i shtabit dhe udhëheqës de facto i grupit, Mohammed Shabaneh, komandant i brigadës së Rafahut, Hakam al-Issa, përgjegjës për armatim dhe logjistikë, Raed Saad, i ngarkuar me prodhimin, si dhe Huthaifa al-Kahlout, ish-zëdhënës i Brigadave Al-Kasam, i njohur si Abu Obeida.

Hamasi tha se këto falje përbëjnë një shenjë besnikërie dhe vlerësimi për rolin e tyre. /mesazhi

Related posts

Mbi 150 mijë euro dhe stoli floriri, grabitje spektakolare në Kosovë, autorë “krehin” shtëpinë për tre orë. Pronari: I kisha kursyer për trajtimin shëndetësor të nipit

admin

Indonezia pezullon pjesëmarrjen në nismën e propozuar “Bordi i Paqes”

Irfan Jahiu

Macron: Ambasadori francez në Niger “është marrë peng”

Muhamet Ramadani