RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA-ja kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

shba-ja-kerkon-lirimin-pa-kushte-te-tre-pjesetareve-te-policise-se-kosoves

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp, raporton Zëri i Amerikës.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, ka thënë ai.

Miller ka deklaruar gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja”.

“Si pjesë e kësaj kryeministri Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga vendndodhje alternative dhe të tërheqë forcat e policisë”, ka thënë Miller.

Zëdhënësi Miller ka shtuar se SHBA-ja dënon “dhunën e papranueshme ndaj forcave të KFOR-it, anëtarëve të zbatimit të ligjit dhe gazetarëve”. Ai ka thënë se SHBA-ja është e angahzuar direkt me të dyja palët dhe partnerët në rajon.

Ai ka thënë se Sekretari i Shtetit Antony Blinken, këshilltari Derek Chollet dhe zyrtarë të tjerë të DASH-it janë të angazhuar me partnerët në rajon për këtë çështje.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk ka pranuar të thoshte nëse SHBA-ja po përgatit masa apo sanksione si kundërpërgjigje.

“Nuk dua të flas për masa të mundshme në këtë moment. Fokusi ynë është që t’u bëjmë të qarta palëve pritshmëritë tona, që të dyja palët të marrin masa për të lehtësuar tensionet dhe të ndjekin planin me tre pika të paraqitur nga BE-ja”, ka thënë ai.

Related posts

Rama për gazetën italiane “Libero”: E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga ajo e Europës

rezart morina

Aktakuzë ndaj zyrtarit shtetëror, merrte para për ushtrim ndikimi në vendimmarrje

admin

Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave

rezart morina