RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Izraeli nuk do të arrijë atë që nuk e arriti në 50 ditët e mëparshme

hamasi:-izraeli-nuk-do-te-arrije-ate-qe-nuk-e-arriti-ne-50-ditet-e-meparshme

Pasi ushtria izraelite filloi sërish të sulmojë Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm, Hamasi tha se Izraeli nuk do të ketë sukses në atë që nuk arriti ta bëjë në 50 ditët e mëparshme, transmeton Anadolu.

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishq lëshoi ​​një deklaratë me shkrim pasi Izraeli rifilloi sulmet e tij pas përfundimit të “pauzës humanitare” në Gaza.

“Me vendosmërinë e popullit tonë dhe heroizmin e rezistencës sonë, ne i kundërvihemi krimeve të armikut, ripërtëritjes së agresionit nazist dhe shënjestrimit ndaj civilëve”, thuhet në deklaratën në llogarinë e Hamasit në Telegram.

Duke theksuar se rezistenca ndaj sulmeve izraelite do të vazhdojë, Rishq shtoi: “Izraeli, duke vazhduar sulmet e tij, nuk do të jetë në gjendje të arrijë atë që nuk mundi ta bëjë në 50 ditët para pauzës humanitare”.

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar “pauza humanitare”, e cila hyri në fuqi të premten e 24 nëntorit në orën 08:00 si pjesë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Pas përfundimit të “pauzës humanitare”, ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në Rripin e Gazës.

Related posts

Tragjike në Itali/ Apartamenti përfshihet nga flakët, humb jetën nëna 32-vjeçare së bashku me tre fëmijët

admin

Zyrtari britanik jep dorëheqjen, kundërshton shitjen e ar’mëve në Iz’rael

rezart morina

Çavuşoğlu: Të plotësohen kërkesat e Rusisë sipas marrëveshjes, në mënyrë që drithi të arrijë tek nevojtarët

admin