RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Masakra e Izraelit në Rafah është vazhdimësi e luftës gjenocidale

hamasi:-masakra-e-izraelit-ne-rafah-eshte-vazhdimesi-e-luftes-gjenocidale

Hamasi deklaroi se masakra e kryer mbrëmë në qytetin Rafah në jug të Gazës, ku Izraeli i dëboi njerëzit, duke pretenduar se është një zonë e sigurt, është vazhdimësi e luftës gjenocidale dhe shpërnguljes së detyruar në rajon, transmeton Anadolu.

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, bëri një deklaratë në lidhje me sulmet që vranë më shumë se 100 njerëz në qytetin Rafah.

Në deklaratën e publikuar në llogarinë e Hamasit në rrjetet sociale, Rishq tha: “Masakrimet e Izraelit pushtues në Rafah, ku ranë dëshmorë mbi 100 persona, janë vazhdimësi e luftës gjenocidale dhe shpërnguljes së detyruar”.

“Administrata Biden është gjithashtu përgjegjëse për masakrën e Rafahut”

Duke theksuar se sulmi i Izraelit në Rafah konfirmon se qeveria e Benjamin Netanyahu injoron vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila miratoi masa urgjente për të ndaluar çdo hap që mund të konsiderohet si akt gjenocidi, Rishq tha:

“Administrata (Presidenti amerikan Joe) Biden, së bashku me qeverinë e Netanyahut, janë plotësisht përgjegjëse për masakrën e Rafahut, për shkak të dritës jeshile që i dhanë Netanyahut dje dhe mbështetjes së hapur që i dhanë atij për të vazhduar luftën e tij gjenocidale”.

Rishq, i cili donte që krimet gjenocidale të Izraelit të ndaleshin kundër civilëve, tha: “Ne i bëjmë thirrje Ligës Arabe, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërmarrin veprime urgjente dhe serioze për të ndaluar agresionin sionist dhe krimet e vazhdueshme gjenocidale kundër civilëve të pambrojtur në Rripin e Gazës”.

Sulmet ndaj Rafahut

Agjencia zyrtare palestineze WAFA, në lajmin e saj të bazuar në zyrtarët e spitalit në Rafah, deklaroi se më shumë se 100 njerëz u vranë dhe qindra të plagosur u dërguan në spitale në sulmet izraelite në qytet.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu njoftoi se sulmet izraelite ishin të përqendruara në qendër të qytetit Rafah dhe se shtëpitë e civilëve ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve.

Burimet lokale theksuan se ushtria izraelite kreu rreth 40 sulme ajrore njëkohësisht me avionë luftarakë, zjarr intensiv artilerie dhe zjarr detar nga anijet luftarake, duke synuar veçanërisht shumë shtëpi dhe xhami ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur.

Related posts

Stuhi e pluhurit në Illinois, afro 60 aksidente me vetura, raportohet për të vdekur – VIDEO

admin

Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

admin

Konjufca: Presim nga Franca mbështetjen e liberalizimit të vizave

admin