Hamasi ka lavdëruar qëndrimin e të krishterëve palestinezë për kufizimin e festimit të Krishtlindjeve këtë vit duke pasur parasysh sulmin brutal izraelit në Rripin e Gazës.
“Festimet e popullit tonë të krishterë këtë vit vijnë në dritën e agresionit të vazhdueshëm fashist të nisur nga pushtimi izraelit kundër të gjithë popullit tonë palestinez”, tha Hamasi në një deklaratë.
“Vendimi i të krishterëve palestinezë konfirmon se populli ynë është i bashkuar në rrugën për të qëndruar të patundur në tokën tonë, për të ruajtur identitetin tonë dhe për të mbrojtur shenjtërinë tonë islame dhe të krishterë.” /mesazhi