RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza: Kemi dërguar kërkesë zyrtare për seancë të jashtëzakonshme, Ligji s’ka arsye mos të miratohet

hamza:-kemi-derguar-kerkese-zyrtare-per-seance-te-jashtezakonshme,-ligji-s’ka-arsye-mos-te-miratohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë ka njoftuar se kanë dërguar kërkesë zyrtare të kryetaraja e Kuvendit për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme që të votohet në lexim të dytë projektligji për Dhomat e Specializuara.

Ai në një konferencë për media tha se kanë mbledhur nënshkrimet e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe Aleancës dhe dhënien e nënshkrimeve e kanë kërkuar edhe nga LVV e LDK.

PDK po pret dhe kërkon që të thirret seanca për aprovimin e ligjit në lexim të dytë.

“Kemi dërguar kërkesë kryetarët së Kuvendit, Albulena Haxhiut për thirrjen e seancës. Kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm të deputeteve për seancë të jashtëzakonshme, komplet deputetëve të PDK dhe Aleancës që janë ekzistonte tash. Kemi ftuar edhe deputetët e LVV-së, LDK-së dhe minoriteteve jo serbe. Ligji nuk ka asnjë pengesë ligjore të mos aprovohet në lexim të dytë”, tha Hamza.

Related posts

Izraeli i kërkon GJND-së të refuzojë kërkesën e Afrikës së Jugut për masa shtesë të përkohshme në Gaza

Muhamet Ramadani

Blinken takohet me Wang Yi të Kinës dhe paralajmëron kundër ndihmës ndaj Rusisë

Muhamet Ramadani

OKB: Gaza po përballet me katastrofë epike humanitare

Muhamet Ramadani