RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK

hamza:-ramiz-lladrovci-ka-qene,-eshte-dhe-mbetet-pdk

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot një mesazh të qartë politik pas një takimi të zhvilluar me Ramiz Lladrovcin dhe Ali Ahmetin.

Në një postim në facebook, Hamza tha se gjatë takimit është rikthyer pa kushte konstatimi se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet pjesë e PDK-së.

Ai e cilësoi Drenasin si komunë ku “vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitores, në zemrën e Kosovës”.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.

Related posts

Eksportohen 3,25 milionë tonë drithëra nga portet e Ukrainës

admin

Brenda muajit në Ferizaj morën fletëkalime 54 nxënës për të migruar

admin

Trudeau i bën thirrje Indisë që të bashkëpunojë me Kanadanë në hetimin e vrasjes së liderit të Sikh

Muhamet Ramadani