RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

hamza-zbulon-oferten-e-kurtit-per-pdk-ne:-qendroni-ne-salle,-merreni-kryetarin-e-kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në një konferencë për media ka deklaruar se për këtë parti çështja e presidentit tashmë është e mbyllur.

Hamza është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka treguar vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, pavarësisht se, sipas tij, PDK ka ofruar mbështetje për një kandidat konsensual për president, “pa u përfshirë në qeverisje”.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka deklaruar se ka pranuar një komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

“Oferta e Kurtit ishte që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë për Presidentin dhe si këmbim PDK të marrë kryetarin e Kuvendit. Kjo nuk është serioze. Nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Hamza.

Hamza tha se Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për t’ia dhënë pozitën e kryetarit të Kuvendit, derisa ajo e nënkryetarit që e ka kjo parti t’i kalojë VV-së.

“Është joserioze sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur janë të votuar. Nuk e kemi kontestuar këtë çështje, nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit. Nuk kemi shkuar të lypim pozitë as për vetë as për ndonjërin nga anëtarët e Partisë Demokratike. Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi Hamza

Related posts

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Hevzi

Fshihej për t’i shpëtuar policëve serbë, ja çfarë e “tradhtoi” Faton Hajrizin, një nga banorët…

admin

Danimarka dërgon 15 milionë dollarë ndihma humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani