RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hani më pak, që të jetoni më shumë

hani-me-pak,-qe-te-jetoni-me-shume

Ky është thelbi i një kërkimi shkencor prestigjoz, me të cilin biologu austriak i qelizave Austo Guido Kroemer sapo ka fituar çmimin “Lombardia Ricerca”.

Një vlerësim i promovuar nga rajoni i Lombardisë që i siguroi atij një çek për një milion eurosh, të cilin do të jetë në gjendje ta investojë tek studimi që tashmë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. 70% e këtij çmimi ekonomik, të dhënë nga 15 shkencëtarë të lartë italianë, do të investohen në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Lombardi.

Studimi i Guido Kroemer ka zbuluar një mekanizëm aq të thjeshtë sa është i rëndësishëm: kur i fusim më pak kalori trupit, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë: qelizat e organizmit tonë “hanë” elementët e dëmshëm të pranishëm në trup.

Rezultati? Një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës mesatare. Reduktimi i kalorive të marra mënyrë të përditshme, nga sa tregon studimi, aktivizon mekanizmin që degradon proteinat e tjetërsuara dhe e mban kështu organizmin më të shëndetshëm

Related posts

Duhanpirja pasive, shkak për kancerin oral

rezart morina

Këto janë arsyet që duhet të blini brokoli më shpesh

admin6

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

rezart morina