RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet aplikimi për shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare

hapet-aplikimi-per-shtesa-per-te-gjithe-femijet-deri-ne-moshen-16-vjecare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare.

Murati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se të gjithë fëmijët e moshës 16 vjeçare nga sot mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.

“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në muajin dhjetor kishte hapur aplikim për shtetas të fëmijëve e lindur nga 1 janari i vitit 2009.

Related posts

Rritet në 72.116 numri i të vrarëve në Rripin e Gazës

Irfan Jahiu

Shefi i Pentagonit: SHBA do të dërgojë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan

admin

Tre persona ndalohen për rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Prishtinë

admin