RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hapet në Mekë konkursi ndërkombëtar i Kuranit me pjesëmarrës nga 133 vende

hapet-ne-meke-konkursi-nderkombetar-i-kuranit-me-pjesemarres-nga-133-vende

Në Mekë ka nisur edicioni i 46-të i Konkursit Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz për Memorizimin, Recitimin dhe Interpretimin e Kuranit, me pjesëmarrjen e 334 garuesve nga 133 vende.

Konkursi, i cili zhvillohet nga 6 deri më 9 gusht nën patronazhin e mbretit Salman dhe organizohet nga Ministria saudite e Çështjeve Islame, ka numrin më të madh të pjesëmarrësve që nga themelimi i tij rreth katër dekada më parë.

Garuesit do të konkurrojnë në pesë kategori, që përfshijnë memorizimin e plotë të Kuranit, memorizimin së bashku me interpretimin e fjalorit, si dhe memorizimin e 15 ose 5 xhuzëve.

Për herë të parë, gara për femra do të zhvillohet veçmas, ndërsa finalet dhe ceremonia për burrat do të mbahen në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Çmimet totale arrijnë në 10.26 milionë rialë sauditë (rreth 2.74 milionë dollarë), shuma më e madhe në historinë e konkursit.

Organizatorët kanë përgatitur gjithashtu programe kulturore dhe vizita në vende historike në Mekë dhe Medinë për pjesëmarrësit dhe shoqëruesit e tyre.

Në edicionin e vitit të kaluar, vendin e parë e fitoi Mohammad Adam Mohamed nga Çadi, duke marrë një çmim prej rreth 133 mijë dollarësh. /mesazhi

Related posts

Forca paqeruajtëse dhe misioni i OKB-së paralajmërojnë për përshkallëzim më të gjerë midis Iz’raelit dhe He’zbollahut

admin

I pari në botë që kreu transplantin e veshkës së derrit, ndërron jetë dy muaj pas ndërhyrjes 62-vjeçari

admin

ZRRE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Muhamet Ramadani