RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Më pak aksidente në autostrada gjatë janarit, krahas vitit të kaluar

me-pak-aksidente-ne-autostrada-gjate-janarit,-krahas-vitit-te-kaluar

Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme gjatë muajit janar 2026, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 40 me dëme materiale dhe 28 me lëndime trupore. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një ulje e aksidenteve prej 6.8 për qind, çka sipas Policisë tregon efektin e masave të shtuara të kontrollit në autostrada.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar 6,709 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Po ashtu, Policia ka konfiskuar 5 automjete, ka larguar nga trafiku 18 automjete, si dhe 44 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit për shkelje të rënda të ligjit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat rrugore, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë për të gjithë.

Related posts

Financial Times zbulon planin e BE për anëtarësimin e Ukrainës, shqetësime nga disa shtete anëtare

admin

Policia e Kosovës mbyll vendkalimet në Bërnjak e Jarinë

admin

“Votimi është i fshehtë”, Kurti nuk garanton votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, por e pranon si kandidate nga LDK

admin