RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet për qarkullim për vetura të vogla rruga Kullë-Rozhajë, për kamionë jo

hapet-per-qarkullim-per-vetura-te-vogla-rruga-kulle-rozhaje,-per-kamione-jo

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se është hapur për vetura të vogla, rruga në Pejë, në pikën kufitare Kullë-Rozhajë. Por, për kamionë rruga është ende e bllokuar.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në njoftim.

Mbyllja e rrugës erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë përfshirë zonën që nga dita e djeshme, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke krijuar kushte të rrezikshme për udhëtarët.

Gjatë ditës së djeshme, në këtë segment mbetën të bllokuar disa persona, përfshirë edhe një familje pesëanëtarëshe. Për ndërhyrje u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, i cili realizoi operacionin e evakuimit në kushte të vështira atmosferike.

Related posts

FOTO/ Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, ky është autori kosovar dhe viktima i njohur për arte marciale

admin

Dështon ndryshimi i Ligjit për Shërbyesit Civilë, deputeti i LVV-së Fitim Uka votoi kundër – Konjufca abstenoi

Muhamet Ramadani

OKB-ja ndjek tensionet SHBA-Venezuelë me “shqetësim të madh”

Muhamet Ramadani