RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

rasti-i-lipjanit:-ministria-s’eshte-ne-dijeni-pse-qps-i-ktheu-femijet-te-familja

Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua ka tronditur vendin. Prindërit janë arrestuar, ndërsa shteti ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që të ndriçohet rasti edhe në aspektin e trajtimit nga institucionet.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se në raportin që posedon për këtë rast, nuk e ka një arsyetim pse fëmijët i janë kthyer familjes.

“Më 25.09.2023, iu ka kthyer e drejta prindërve për fëmijët, në bazë të një raporti të QPS e Lipjanit e ka bo, nuk e kam në raport pse e ka marrë këtë veprim. Por e kam një raport, që pas të dhënave të trajtimit e analizave, është marrë një vendim i tillë, pra një rekomandim. Posa të vjen raporti, ne do të marrim masat. “– tha Hoti.

Ai u pyet po ashtu për vizitat e Qendrës për Punë Sociale te kjo familje, por nuk pati përgjigje se kur ka ndodhur hera e fundit.

“Në raportin preliminar nuk specifikohet hera e fundit, por specifikon se edhe pas vitit 2023, ku fëmijët i janë kthy familjes, Qendra ka qenë disa herë në vizitë. Nuk e di herën e fundit. Raportin do ta shpalos. Njësia e Inspektimit ka kryer inspektime në bazë të ankesave. Por në rregulloren që do të formulojmë, do të kemi tri lloje te inspektimit.”

Related posts

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin

Lobimi i Daçiqit kundër Kosovës në Taxhikistan, reagojnë nga Presidenca

Muhamet Ramadani

Komunat i kërkojnë Ministrisë shpërndarjen e teksteve shkollore

Muhamet Ramadani