RTV AHIRETI
Lajme

Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

hapet-thirrja-per-studime-te-doktorates,-nje-student-do-te-mbeshtetet-me-8-mije-e-500-euro

Ministria e Arsimit ka hapur sot konkursin për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira botërore, sipas listës “Shanghai” 2024/2025.

Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

Ajo theksoi se “vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro”, dhe kjo thirrje është e hapur për studentët e Republikës së Kosovës.

Ministrja shtoi se përparësi do të kenë ata që nuk kanë bursa të pjesshme nga ndonjë skemë brenda ose jashtë vendit, si dhe ata që studiojnë në universitetet me rangun më të lartë ndërkombëtar.

Afati i fundit për aplikim është më 14 tetor 2024. “Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!”, deklaroi Nagavci.

Për të aplikuar në këtë thirrje, studentët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Aplikuesi/ja duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

– Universiteti pritës duhet të jetë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë sipas rangimit të listës së Shanghait;

– Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit;

– Përparësi kanë studentët që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës;

– Aplikanti/ja duhet të ketë llogari bankare aktive dhe në emër personal në Republikën e Kosovës;

Dokumentet e nevojshme:

– CV (Biografia);

– Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës;

– Vërtetim nga universiteti pritës ku aplikuesi/ja vijon studimet e doktoratës në vitin akademik 2024/2025;

– Nëse aplikohet, vërtetim nga institucioni vendor ku aplikuesi është i punësuar bashkë me sqarimin nëse aplikuesi/ja mbështetet edhe me pagesë ose jo për kryerjen e studimeve të doktoratës;

– Deklaratën nën betim të vërtetuar nga noteri (për kandidatët të cilët nuk janë të punësuar);

– Vërtetim se aplikuesi/ja nuk pranon mbështetje financiare nga universiteti pritës;

– Studentët që nuk janë në vitin e parë të studimeve të doktoratës, duhet të sjellin dëshmi lidhur me provimet e dhëna apo arritjen ekuivalente në programin e doktoratës (p.sh., projekte hulumtuese si pjesë e temës së doktoratës, botime shkencore, prezentimi i punës hulumtuese në konferenca shkencore relevante apo ngjashëm). Kjo vërtetohet me një dokument origjinal të nënshkruar dhe të vulosur nga autoritetet e universitetit. /Telegrafi/

The post Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pritje të gjata në disa pika kufitare

rezart morina

Erdoğan: Kemi rritur numrin e universiteteve në Turqi nga 76 në 208 – VIDEO

rezart morina

Rriten çmimet e konsumit në Kosovë për 2,8%

admin