RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryepeshkopi gjerman Bentz reagon ndaj sulmit të Izraelit ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma

kryepeshkopi-gjerman-bentz-reagon-ndaj-sulmit-te-izraelit-ndaj-palestinezeve-qe-prisnin-per-ndihma

Kryetari i Grupit të Punës për Lindjen e Mesme të Konferencës së Ipeshkvijve Gjermanë (DBK) në kuadër të Kishës Katolike, kryepeshkopi Udo Bentz, sulmin izraelit ndaj palestinezëve të cilët po prisnin për ndihma e cilësoi si dëshmi të re të situatës së papranueshme humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Bentz, i cili u emërua në Kryedioqezën e Paderbornit në deklaratën nga rrjeti social X i Konferencës së Ipeshkvijve Gjermanë, reagoi ndaj sulmit të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në qytetin e Gazës të enjten, më 29 shkurt.

Ai e cilësoi atë që ndodhi gjatë shpërndarjes së materialeve të ndihmave në Gaza si fatkeqësi. “(Kjo) Është dëshmi e mëtejshme e situatës së papranueshme humanitare të cilës i nënshtrohet popullata civile në të gjithë Rripin e Gazës”, shkroi Bentz duke theksuar se kjo është “situatë tronditëse”.

Kryepeshkopi gjerman kërkoi hetim të pavarur rreth incidenteve.

“Duhet të sqarohet se si ka ndodhur vdekja e kaq shumë njerëzve dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ushtarët izraelitë. Unë mbështes thirrjen e të gjithë patriarkëve dhe udhëheqësve të kishës në Kuds për armëpushim urgjent dhe të qëndrueshëm në të gjithë Rripin e Gazës, që do të mundësojë shpërndarjen e shpejtë të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve nëpërmjet negociatave”, u shpreh Bentz.

Related posts

Trafiku në Hormuz pothuajse ndalet, ndërsa sulmet e reja SHBA-Iran tronditin transportin detar të energjisë

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite ndalon pushimet për trupat luftarake mes tensioneve në rritje me Iranin

admin

UNRWA thekson rolin thelbësor në kujdesin shëndetësor në Gaza

Muhamet Ramadani