RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj: Kosova ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë të hënën

haradinaj:-kosova-ta-mbylle-marreveshjen-me-serbine-te-henen

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova me arritjen e marrëveshjes me Serbinë mund ta ndihmojë koalicionin global në luftën kundër Rusisë.

Ai ka shtuar se Rusia është i vetmi shtet që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes, dhe sipas tij, Kosova mund ta mbyllë tërësisht marrëveshjen që të hënën.

“Çka mund të bëjmë ne për ta zmbrapsë agjendën ruse në Ballkan. Ne mund të ndihmojmë koalicionin global kundër Rusisë edhe me veprimet tona. Kemi folur për planin franko-gjerman, dhe pse Kosova me pranimin e këtij plani ec përpara në planin e sigurisë. I vetmi vend në botë që nuk i gëzohet arritjes marrëveshjes Kosovë-Serbi është Rusia. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën ta mbyllë marrëveshjen, jo vetëm të japë sinjale pozitive por ta mbyllë marrëveshjen”, ka thënë ai.

Haradinaj deklaroi se Qeveria duhet t’i kërkojë ndërkombëtarëve edhe ndihmë financiare për veriun.

“Qeveria duhet t’i kërkojë Amerikës dhe Evropës edhe ndihmë financiare edhe investime për të zbatuar më tutje rendin ligjin dhe zhvillimin ekonomik në veri të Kosovës. Mendoj që është momenti i duhur që qeveria për koston e mëtutjeshme për veri t’i kërkojë BE-së ta ndihmojë me buxhet e financa”.

Related posts

Çmimet e larta, ankohen qytetarët, shitësit e prodhuesit ia hedhin fajin njëri-tjetrit

admin

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Avionët luftarakë izraelitë godasin Gazën

rezart morina