RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Harris vazhdon garën me stafin e njëjtë, synon të fitojë zgjedhjet presidenciale

harris-vazhdon-garen-me-stafin-e-njejte,-synon-te-fitoje-zgjedhjet-presidenciale

Zv.presidentja amerikane Kamala Harris u zotua se do të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti Joe Biden e mbështeti atë për ta zëvendësuar si kandidate demokrate, transmeton Anadolu.

“Le të jemi shumë të qartë: Joe nuk ka mbaruar. Larg kësaj, ai e di se ka akoma më shumë punë për të bërë dhe kombi ynë do të vazhdojë të çmojë udhëheqësinë e tij të guximshme dhe vizionare si president”, tha Harris, duke shtuar:

“Është nderi im i madh që kam miratimin nga Joe në këtë garë, dhe është qëllimi im të arrij këtë nominim dhe të fitoj”.

Përpara fjalimit të zv.presidentes Harris, Biden thirri për të falënderuar stafin e fushatës për punën e tyre të palodhur.

Biden premtoi gjithashtu se do të bënte gjithçka që do t’i kërkonte Harris të bëjë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Harris tha se stafi udhëheqës i fushatës do të vazhdojë dhe se ajo i kërkoi Jen O’Malley Dillon të drejtonte fushatën.

“Ajo ka pranuar dhe kështu gjatë 106 ditëve të ardhshme, ne do t’ia përçojmë mesazhin tonë popullit amerikan dhe do të fitojmë”, theksoi ajo.

Biden aktualisht është në izolim në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware. Ai e ka përfunduar papritmas fushatën e tij për rizgjedhjen presidenciale mes thirrjeve në rritje që ai ta bëjë këtë, pasi dështoi keq në një debat në fund të qershorit kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Related posts

Sondazhet e parakohshme: Blloku i Netanyahu-t në epërsi në zgjedhjet parlamentare izraelite

admin

Osmani takohet me Ramën për t’i koordinuar qëndrimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

rezart morina

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata

rezart morina