RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazhet e parakohshme: Blloku i Netanyahu-t në epërsi në zgjedhjet parlamentare izraelite

sondazhet-e-parakohshme:-blloku-i-netanyahu-t-ne-epersi-ne-zgjedhjet-parlamentare-izraelite

Sondazhet e parakohshme tregojnë se blloku i ish-kryeminitrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeson në zgjedhjet parlamentare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazheve, blloku i krahut të djathtë i Netanyahu-t ka fituar 61 ose 62 vende nga gjithsej 120 anëtarë të parlamentit (Knesset), duke i mundësuar atij të formojë një qeveri me një shumicë të ngushtë.

Kundërshtari i tij, blloku i kryeministrit Yair Lapid, ka fituar 54 vende.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të enjten ose të premten.

Qendrat izraelite të votimit u mbyllën vonë, ndërkohë që sipas autoriteteve zgjedhore regjistruan pjesëmarrjen më të lartë të votuesve për zgjedhjet parlamentare që nga viti 1999.

Pjesëmarrja e lartë vjen në zgjedhjet e pesta të përgjithshme të vendit në më pak se katër vjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orën 20:00 me orën lokale, pjesëmarrja e votuesve ishte 66,3 për qind, me pothuajse 4.5 milionë njerëz që kishin shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 22:00. Rreth 6.7 milionë votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan të martën.

Related posts

Ukraina po ndërton centralin bërthamor më të madh në Evropë

admin

Turqia ka nënshkruar marrëveshje financimi prej 1.67 miliardë eurosh me Bankën Botërore për projektin “Kalimi Hekurudhor i Stambollit Verior” (INRAIL), me qëllim forcimin e rrugëve tregtare ndërkontinentale, raporton Anadolu. Marrëveshja u nënshkrua nga

admin

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Muhamet Ramadani