RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

hasani:-dekreti-i-osmanit-per-shperndarje-te-kuvendit-eshte-jokushtetues

Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe dërgim të vendit në zgjedhje të reja është jokushtetues, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë me shkrim për KosovaPress thotë se dështimi për zgjedhjen e presidentit të enjten nuk e dërgon vendin automatikisht në zgjedhje të reja.

Sipas tij, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Andaj ai e sheh të nevojshme që gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar, siç thekson, erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues.

Ai thekson se me vendimin e sotëm të Osmanit janë tronditur themelet e “rendit kushtetues më shumë dhe më thellë se çdoherë tjetër nga 17 shkurti 2008 e deri më sot”.

Hasani tregohet i ashpër me Osmanin, meqë sipas tij me vendimin e sotëm po tenton të ndryshojë formën e pushtetit shtetëror nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Related posts

Shefi i OKB-së i thotë Izraelit të ndalojë “vendbanimet e paligjshme” në Palestinë

admin

BE-ja planifikon t’i mbledhë rreth 140 miliardë € nga fitimet e disa kompanive të energjisë

admin

Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

admin