RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava: Ruajtja e gjuhës shqipe është jetike, jostabiliteti politik po humb besimin e qytetarëve

ternava:-ruajtja-e-gjuhes-shqipe-eshte-jetike,-jostabiliteti-politik-po-humb-besimin-e-qytetareve

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava mbajti Hytben e Kurban Bajramit.

Para besimtarëve myslimanë, Tërnava bëri thirrje që zemrat e tyre të pastrohen nga urrejtja, përçarja e egoizmi.

“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, tha Tërnava. “Andaj në këtë ditë të bekuar, të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi. Le të forcojmë lidhjet familjar e shoqërore, të ndihmojmë nevojtarët e të bëhemi njerëz të paqes”, tha ai.
Myftiu Tërnava ndër të tjera tha se për popullin shqiptar, është shumë e rëndësishme edhe ruajtja e gjuhës shqipe.

“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humb në histori”, u shpreh ai.
Ai ndër të tjera tha se mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, po humb besimin e popullit në politikë, duke bërë thirrje që spektri politik të reflektojë.

“Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë”, tha ai.

Related posts

Vrasje e dyfishtë në Shkup, prokuroria filloi hetimet

admin

Makina përplas këmbësoret, tre persona humbin jetën, tre të tjerë mbetën të plagosur në Kaliforni

admin

Kurti për takimin e nesërm në Bruksel: Zëvendësi im nuk mund ta negociojë rregulloren e BQK-së

Muhamet Ramadani