RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhilerët kthehen në shtëpi, nesër nisen për në haxh

haxhileret-kthehen-ne-shtepi,-neser-nisen-per-ne-haxh

Grupi i dytë i haxhilerëve janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre pasi që fluturimi i tyre është shtyrë për nesër.

Tëvë 1 ka qenë në Aeroportin “Adem Jashari” për të parë gjendjen e tyre pasi që kishin mbetur në aeroport për shkak se aeroplani që planifikonin për udhëtim, kishte defekte teknike.

Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, paraditen e së mërkurës.

Sipas njoftimit, avioni i paraparë për t’i dërguar në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve në haxh nuk ka arritur në Prishtinë për shkak të defekteve teknike.

“Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë dhe si rezultat i këtij defekti besimtarët tanë ende janë në ambientet e aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Së bashku me besimtarët tanë, në aeroport janë edhe përgjegjësit e Haxhit nga Drejtoria e Haxhit, të cilët po e përcjellin situatën”, thuhet ndër tjerash në njoftim./

Related posts

Shpërthim në një pallat në Angli, shumë persona nën rrënoja

admin

Suedia ndalon mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

admin

Kurti bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

admin