RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Burri që qëlloi gruan e tij në Fushë-Kosovë, recidivist – e pafalshme neglizhenca e institucioneve të drejtësisë

haxhiu:-burri-qe-qelloi-gruan-e-tij-ne-fushe-kosove,-recidivist-–-e-pafalshme-neglizhenca-e-institucioneve-te-drejtesise

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se personi që ka qëlluar gruan e tij me armë zjarri të martën në Fushë-Kosovë, është recidivist i veprave penale.

Ajo ka konsideruar se ky rast është dëshmi e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë.

“Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar ani pse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka shtuar se neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve është e pafalshme.

“Secila grua, secili qytetar duhet të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën në shtet. Aty është adresa ku përfundon dhuna dhe nis drejtësia dhe jo vatra e përshkallëzimit të dhunës”, është shprehur më tej ajo.

Një grua dyshohet se është plagosur me armë nga bashkëshorti I saj mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje.

Related posts

Kryeministri Rama prezanton ndryshimet në kabinetin qeveritar

rezart morina

Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

admin

India goditet nga vala e të nxehtit, 96 viktima

admin