RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu priti ministrin Hoxha, i kërkon vazhdimin e mbështetjes për rrugën euroatlantike të Kosovës

haxhiu-priti-ministrin-hoxha,-i-kerkon-vazhdimin-e-mbeshtetjes-per-rrugen-euroatlantike-te-kosoves

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e tij në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe i uroi suksese në detyrën e re.

“Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, u shpreh Haxhiu

Në takim u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Kosova dhe Shqipëria, si dhe koordinimi në politikën e jashtme dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve.

U.d. Presidentes theksoi rëndësinë e afërsisë historike, gjuhësore dhe kombëtare mes dy vendeve, duke e cilësuar atë si bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe projekteve që u shërbejnë qytetarëve.

“Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Haxhiu kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe afrimin e mëtejshëm me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe”, thuhet në njoftim.

Në fund, u theksua nevoja për koordinim të ngushtë mes dy vendeve në forumet ndërkombëtare, me synim forcimin e pozitës së Kosovës dhe interesave të përbashkëta në rajon dhe Evropë.

Related posts

Modelja franceze, Marine el Himer pranon Islamin

admin

Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke

admin

Hetimi i FBI-së zgjidh misterin e “Zodiakut” dhe zbulon emrin e vrasësit serial më famëkeq që terrorizoi Amerikën! Kodet, gjurmët dhe “Dahlia e Zezë” (VIDEO+FOTO)

admin