RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur vetëdijshëm flet broçkulla: ç’lidhje ka Skënderbeu dhe Ismail Qemali me BE-në dhe jo vetëm kaq?!

kur-vetedijshem-flet-brockulla:-c’lidhje-ka-skenderbeu-dhe-ismail-qemali-me-be-ne-dhe-jo-vetem-kaq?!

Shpërfytyrimi: nga një kritizier publik origjinal në një propogandist të rëndomtë politik me pohime që as vetë s’i beson

Edi Rama ka pretenduar se i gjithë ligjërimi i tij politik ka vërtetësi në vetëvete; pra, ai i beson ato që thotë dhe kësisoj nuk aktron.

Dhe në fakt, stili i tij ligjërimor, ç’prej kur ishte një aktor jo politik por një kritik i fortë publik i politikës, kishte një thagmë të fortë imponuese mu prej guximit për t’i thënë me guxim të vërtetat e hidhura të Shqipërisë, edhe me një dozë të fortë satirizmi në llojin konician, çfarë e bënte origjinal dhe të vërtetë.

Ndërsa sot e gjitha kjo është përmbysur te ai. Në kushte pushteti, ai është shndërruar në një broçkullitës për gjëra që vetë do tallej paq nëse do ishte në tjetër pozicion e ai përballë nuk do quhej Edi Rama. Dhe kjo është drama më e madhe e tij si njeri, dramë që po e vuan dhe Shqipëria nën qeverisjen e tij.

Së fundi, në podcast-in e së dielës, nën një zemërim të dukshëm e në rritje popullor ndaj një qeverisjeje me elementë të tradhëtisë kombëtare, ai del e flet për zhvillime që nuk ia ndjejnë askujt në popull, atij që me revan po e braktis këtë vend.

“Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre.

Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë”.

Po se çfarë lidhje ka Skënderbeu dhe Ismail Qemali me BE-në, as ai vetë nuk ka aftësinë ta shpjegojë.

Më logjike do kishte qenë të përmendej Ahmed Zogu, pasi ai ndërrmori tipikisht reforma europianizuese, ku sigurisht nuk ekzistonte ndonjë koncept BE-je si entitet politiko-ekonomik. /tesheshi

Related posts

Kurti: S’ka siguri pa u liruar kriminelët e Banjskës

admin

Haxhiu: Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës

Muhamet Ramadani

Raport: Dhjetëra xhami të sulmuara në Gjermani në vitin 2022

admin