RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës

​haxhiu:-serbia-po-i-strehon-kriminelet-e-luftes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu u shpreh se Serbia nuk u mjaftua me vrasje por dëshironte që ta linte edhe krimin pa u gjykuar.

Këto komente ajo i bëri në një akademie përkujtimore kushtuar 116 civilëve shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, më 2 maj 1999.

“Serbia nuk u mjaftua me vrasje. Ajo deshti ta zbraste vendin, ta thyente familjen, ta poshtëronte të mbijetuarin dhe ta linte krimin pa gjykim. Edhe sot e kësaj dite Serbia i strehon kriminelët e luftës. Kështu vepron një shtet ku krimin e ka politikë”, tha Haxhiu.

Cililët që në atë kohë u vranë brenda dy orëve, u kujtuan nga përfaqësues të subjekteve politike qëndrore dhe lokale, veteranë dhe familjarë të viktimave. Aty u pa edhe bashkëshortja e ish presidentit Hashim Thaçi.

E para të pranishmëve, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se civilët ishin të pambrojtur dhe të pafajshëm.

“Ishin të gjithë të pambrojtur, ishin të gjithë të pafajshëm, u masakruan vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Sot, kur po e përkujtojmë këtë dhimbje të madhe kombëtare këtu dhe në të gjitha pjesët e Kosovës, që ky gjak u bë liria e Kosovës, u bë pavarësia e Kosovës, ende kriminelët nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Për absurdin e kohës, nëpër gjykata mbahen ish-drejtuesit e shtetit dhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padrejtësisht. Andaj, më tepër se kurrë, ndoshta në këto dekadat e fundit, ky vend ka nevojë për unitet, kjo shoqëri ka nevojë për unitet, kjo klasë politike ka nevojë për unitet. Sot kur kujtojmë martirët tanë, ne kujtojmë jo vetëm dhimbjen, ne kujtojmë edhe qëndresën, sakrificën dhe forcën”, tha Idrizi.

Related posts

Turqia thërret të dërguarin danez dhe atë holandez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

Muhamet Ramadani

Studimi i ri i shkencëtarëve amerikanë/ Rënie drastike e lindshmërisë në botë

admin

Politikani serb: Kërkova falje për krimet në Kosovë edhe për ata që s’kërkuan

Muhamet Ramadani