RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu si kryetare e kuvendit: Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në vend

haxhiu-si-kryetare-e-kuvendit:-presim-qe-ish-kreret-e-uck-se-te-kthehen-sa-me-pare-ne-vend

Pasi mori 66 vota “për”, Albulena Haxhiu mbajti fjalën e parë të saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës, ku nga foltorja e Kuvendit tha se me respektin e qytetarëve do t’ua kthejë me punën e përditshme, duke theksuar se Kuvendi është shtëpia politike e të gjithë qytetarëve, rproton Ekonomia Online.

Ajo foli edhe për seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, dhe agresori ishte Serbia.

“Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbanë dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu dhe këtë besim do ta nderojë me punë të përditshme, transparencë por po ashtu edhe me përkushtim të plotë të qenurit në krye të Kuvendit, do të thotë t’i shërbesh republikës, rendit demokratik dhe besimit publik. Kuvendi është shtëpia politike e të gjithë qytetarëve tanë, edhe e atyre që pajtohen me ne dhe atyre që mendojnë ndryshe sepse shteti i shërben të gjithëve”, tha ajo.

Haxhiu tha se në Kuvend sot debatohet lirshëm falë sakrificës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributit të madh të grave dhe burrave që dhanë gjithçka për vendin. E sot këtu në këtë pasdite vijmë ku pas tërë ditësh kishim seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK. Historia e popullit shqiptar është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe për çlirim. Dihet kush ka qenë agresori e kush ka bërë krime në vendin tonë, ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia, e cila kurrë asnjëherë nuk u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze”, theksoi ajo.

Related posts

Shefi i EULEX-it për situatën në veri: Të gjithë duhet të jenë të përmbajtur, po monitorojmë situatën bashkë me KFOR-in

admin

Hartimi i statutit të Asociacionit, ministri serb në Prishtinë: S’duhet të ketë frikë për bosnjëzim të Kosovës

admin

Ukraina do të mbajë zgjedhje dhe referendum në pranverë? Zelensky reagon pas raportimit të Financial Times

admin