RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinstitucional

osmani-uron-haxhiun-per-detyren,-kerkon-bashkepunim-nderinstitucional

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryeparlamentare.

Osmani ka kërkuar që të ketë më shumë bashkëpunim ndërinstitucional.

“Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve tanë.
Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës.
Në këtë moment të rëndësishëm institucional, ritheksoj nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave tona shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës sonë euroatlantike.
Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë!
Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore” shkruan Osmani në urimin e saj./

Related posts

Mbi 70 të zhdukur pasi një anije me emigrantë u përmbys në Mesdhe

Irfan Jahiu

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Murseli kërkon të flasë me fëmijët, i refuzohet komunikimi me Behgjet Pacollin

admin

Francë, Nestle mbyll fabrikën e markës Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

Muhamet Ramadani