RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pamjet e emigrantëve në rrugët e Texas në temperatura ngrice, shkaktojnë zemërim në SHBA

pamjet-e-emigranteve-ne-rruget-e-texas-ne-temperatura-ngrice,-shkaktojne-zemerim-ne-shba

Imazhe të rënda të emigrantëve të mbështjellë me batanije që flenë në rrugët e qytezës së El Paso në temperatura ngrirjeje kanë shkaktuar shqetësim kësaj jave, mes rritjes së numrit të të ardhurve në qytetin e vogël amerikan.

Ditët e fundit mijëra emigrantë, duke përfshirë shumë nga Nikaragua, Kuba e Venezuela, ecnin përgjatë ujërave të lumit Rio Grande, drejt qytetit meksikan Ciudad Juarez para kufirit amerikan me El Paso.

Video të postuara online tregojnë emigrantë të shtrirë përtokë teksa presin të hyjnë në SHBA, disa prej të cilëve ndezin zjarre për t’u ngrohur mes ngricës, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Në një video të rrjetit Fox News shihen dhjetra emigrantë të mbështjellë me batanije të shpërndara nga Kryqi i Kuq që flenë në rrugët e El Paso prej mbushjes së qendrave të pritjes.

Shumë prej tyre kanë ardhur kësaj jave në El Paso dhe ishin pjesë e një grupi të marrë peng më herët në Meksikë.

Dëshmi të emigrantëve për rrjetin Reuters sugjeronin se pengmarrjet janë të shumta në zonën Durango, ku njerëzit dërgohen në dy vendndodhje të caktuara dhe mbahen kundër dëshirës së tyre në këmbim të shpërblesave, në një situatë të ngjashme me atë që po ndodh me refugjatët afrikanë në Libi.

Shumica e të ndaluarve ishin nga Nikaragua, ku njerëzit janë larguar në masë drejt SHBA pasi e dinë se nuk deportohen menjëherë prej marrëdhënieve këqija mes vendit të tyre dhe Uashingtonit.

Në një intervistë me rrjetin ‘Texas Tribune’, një emigrant nga Nikaragua tregonte sesi do të kalonte natën në një parking së bashku me emigrantë të tjerë, para se një banore e El Paso ftoi atë dhe disa të tjerë të kalonin natën në shtëpinë e saj.

Skadimi i ligjit të epokës Trump, Title 42 më 21 dhjetor i cili bllokonte pranimin e emigrantëve, pritet te beje qe ardhjet të arrijnë në 5,000 në ditë në El Paso.

“Janë 150,000 të ardhur brenda një muaji, prandaj kemi nevojë për ndihmën e qeverisë federale,” tha kryebashkiaku i El Paso, Oscar Leeser, për gazetarët. /tch

Related posts

Medreseja 486-vjeçare Gazi Husrev Bej, institucioni arsimor i trashëgimisë osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë

admin

Blinken shpreson që ofensiva ukrainase do të detyrojë Putinin të negociojë

admin

Rusi, në rajonin Belgorod vendosen njësitë vullnetare çeçene

rezart morina