RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid Al-Aksanë nën mbrojtjen e policisë izraelite

hebrenjte-fanatike-bastisin-mesxhid-al-aksane-nen-mbrojtjen-e-policise-izraelite

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, grupe hebrenjsh fanatikë hynë në Harem Al-Sherif përmes portës “Megaribe” nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë.

Hebrenjtë fanatikë, të cilët kryenin disa rituale fetare në oborrin e Mesxhid Al-Aksasë, u përpoqën të provokonin palestinezët që ndodheshin në xhami gjatë bastisjes.

Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë të shoqëruar nga policia hyjnë në faltoren e shenjtë pa lejen e Administratës me vendim të njëanshëm të Izraelit.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Related posts

Xhamia që mbajti armatimin e UÇK-së për 5 vjet

admin

Emmanuel Macron në vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Gjermani në 24 vite: Marrëdhëniet mes dy vendeve, “zemra e Evropës”

admin

Kryeministri i Spanjës do të nisë turneun evropian, kërkon mbështetje për njohjen e Palestinës

Muhamet Ramadani