RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

publikohen-rezultatet-e-testit-te-arritshmerise

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind.

Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi 49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind, njofton MASHT.

Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit./

Related posts

Blinken: Uashingtoni ka miratuar përdorimin e armëve amerikane për të goditur brenda Rusisë

admin

Emine Erdoğan: 27 vjet më parë në Srebrenicë u varrosën njerëzimi, ndërgjegjja dhe dhembshuria

admin

Republika Turke e Qipros Veriore shënon 52-vjetorin e Operacionit të Paqes të Turqisë të vitit 1974

Kushtrim Guraj