Presidenti izraelian Isaac Herzog e ka përshkruar mosmarrëveshjen e reformës gjyqësore si “krizën më serioze të brendshme që nga krijimi i shtetit” 75 vjet më parë.
Në të njëjtën kohë, në një intervistë me faqen izraelite të lajmeve Herzog shprehu shpresën se ”vendi mund të dalë më i fortë nga drama”.
Festimet e 75-vjetorit të Izraelit fillojnë të martën në mbrëmje, por pritet të errësohen nga polemika mbi planet e qeverisë për reformën në drejtësi, të cilat kundërshtarët i hedhin poshtë si një kërcënim për demokracinë.
“Rishikimi gjyqësor, gjërat që kanë ndodhur rreth formimit të kësaj qeverie, marrëveshjet e koalicionit – po shpërthejnë të gjitha menjëherë,” theksoi Herzog.
Reforma e kërkuar nga qeveria fetare e krahut të djathtë të Benjamin Netanyahu shihet nga shumë njerëz si “një ndryshim i rendit botëror”.
Kriza po shikohet me shqetësim nga aleatët e Izraelit. Bota po na shikon, armiqtë tanë po festojnë dhe miqtë tanë janë të shqetësuar. Më pyesin se çfarë po ndodh”, theksoi ai. /atsh