RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës

hetemi-kerkon-dokumentim-te-sakte-te-krimeve-te-luftes

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka thënë se është me rëndësi dokumentimi i saktë dhe gjithëpërfshirës i krimeve të luftës.

I pari i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili po merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare ’35 Vjet pas Rënies së Regjimeve Komuniste në Evropë’ të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve evropiane për të hulumtuar ngjarjet historike që shpien deri te lufta në Kosovë.

“Pjesëmarrësit gjithashtu u ftuan që të angazhohen në projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shfrytëzojnë arkivat e IKKL-së për hulumtimin e të së kaluarës së Kosovës dhe nxitjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, njofton Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kjo konferencë me rëndësi mblodhi hulumtues të krimeve të komunizmit nga Institute prej vendeve të ndryshme si Shqipëria, Gjermania, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, etj.

Related posts

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmon ushtaraku amerikan: Kemi parë dokumente të paligjshme të…

admin

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka njoftuar planet për të hequr gradualisht përdorimin e kaldajave me gaz në ndërtimet e reja nga viti 2027, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe për të f

admin

UNICEF: 122 fëmijë humbën jetën nga epidemia e difterisë në Nigeri

Muhamet Ramadani