RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 122 fëmijë humbën jetën nga epidemia e difterisë në Nigeri

unicef:-122-femije-humben-jeten-nga-epidemia-e-difterise-ne-nigeri

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 122 fëmijë humbën jetën nga epidemia e difterisë në Nigeri brenda 7 muajve, transmeton Anadolu.

Zyrtarja për Komunikim e UNICEF-it në Nigeri, Safiya Akau deklaroi se epidemia e difterisë vazhdon të përhapet në shtete të ndryshme të vendit. Ajo tha se në periudhën janar-korrik 2023, të paktën 122 fëmijë humbën jetën për shkak të epidemisë.

Sipas saj, 1.387 raste të difterisë u regjistruan në vend deri në korrik ndërsa 71.5 për qind e rasteve u panë tek fëmijët midis moshës 2 dhe 4 vjeç. “Është zemërthyese të thuhet se vetëm 22 për qind e rasteve të konfirmuara kanë patur vaksinimet rutinë të fëmijërisë”, tha Akau.

Ajo nënvizoi se UNICEF-i po rrit përpjekjet kundër epidemisë në rritje të difterisë që prek fëmijët në Nigeri.

Difteria, e njohur edhe si paraliza e shpendëve, ndodh kur mikroorganizmi i quajtur “corynebacterium diphtheriae” vendoset në fyt, hundë, sy dhe lëkurë. Sëmundja ngjitëse mund të çojë në vdekje.

Related posts

Babai i Hashim Thaçit shtron drekë në 300-vjetorin e xhamisë së Burojës

admin

Presidenti Erdoğan mund të takohet me Putinin për marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

admin

“Komuniteti ndërkombëtar përgjegjës për krimet e vazhdueshme të luftës së Izraelit në Gaza”

Muhamet Ramadani