RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hezbollahu lëshon breshëri raketash drejt veriut të Izraelit

hezbollahu-leshon-bresheri-raketash-drejt-veriut-te-izraelit

Grupi libanez Hezbollah ka njoftuar se ka lëshuar “breshëri raketash” drejt veriut të Izraelit, në përgjigje të asaj që e cilësoi si shkelje të armëpushimit nga ushtria izraelite dhe “sulme të përsëritura ndaj fshatrave në jug të Libanit”.

Sipas deklaratës, Hezbollahu goditi qytetin izraelit Kiryat Shmona rreth orës 01:20 pas mesnate, si dhe vendbanimin Doviv rreth orës 02:45, duke përdorur breshëri raketash.

Më herët, grupi kishte njoftuar për 43 sulme ndaj pozicioneve ushtarake izraelite, vendbanimeve, bazave dhe infrastrukturës në veri të Izraelit dhe në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit.

Në deklaratë thuhet se këto sulme janë pjesë e një përgjigjeje të vazhdueshme dhe se “do të vazhdojnë derisa të ndalet agresioni izraelito-amerikan ndaj vendit dhe popullit tonë”. /mesazhi

Related posts

Rakiq dhe Simiq me protestuesit në Zveçan

Muhamet Ramadani

Fidan në takim me Lavrov: Turqia shpreson për zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë

Muhamet Ramadani

VIDEO/ “Ishte sikur po lundroje në dritë”- Astronauti filmon aureola borealis nga hapësira mbi Tokë, shikoni pamjet mahnitëse!

admin