RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim për Ilir Avdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

nje-muaj-paraburgim-per-ilir-avdullahun,-i-dyshuar-per-vrasjen-e-triumf-rizes

Të dyshuarit për vrasjen e Triumf Rizës. Ilir Avdullahut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur sot se Avdullahut i është caktuar masa e paraburgimit për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Speciale të Republikës së Kosvës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale.”, është bërë e ditur nga gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza” është arrestuar të dielën (16 maj). Avdullahu është kërkuar për vite me radhë si pjesë e grupit që ka qenë i përfshirë në vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza.

Related posts

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt pikave të përbashkëta kufitare, Qeveria dërgon marrëveshjen në Kuvend

RTI

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

admin

Pamje të reja pak pas atentatit ndaj Trump, policia dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen në çatinë ku ndodhet i vrarë autori i sulmit. Ja bisedat

admin